Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Lufta ne Cerrik (1997)






Faqja e Hyrjes

Shpirti poetik eshte vrare...eshte prere...eshte harruar...(poezi te zgjedhura)

Barcaleta me PiiiP

Perse valle thirjet e djallit na terheqin me shume...?!...

Per gustot tuaja

Lufta ne Cerrik (1997)

Kot me hyr ketu

Photo6

  


Mire se erdhet ne sitin tone...


Ngjarja e cila mbolli terror dhe panik ne Cerrik...

SPECIALE

Ekskluzive per "TemA": Flet ish Shefi i Komisariatit te Elbasanit, i plagosur ne vendngjarje

 

Deshmia: Ja kush na vrau ne Cerrik

 

Agron Kuliqi, nje nder drejtuesit e plagosur te policise dhe forcave te Gardes ne Cerrik, tregon te verteten e ngjarjes se 23 majit, ku ngelen te vdekur gjashte efektive te Gardes se Republikes. Kush ishin personat qe organizuan priten, kush i drejtonte dhe kush ishin ekzekutoret. Lidhjet e tyre me drejtues te shtetit dhe presionet e shumta qe cuan ne mbylljen e ceshtjes nga Prokuroria. Fushata elektorale e 1997-es e ish Presidentit Rexhep Meidani qe u investua nga grupet kriminale qe kryen masakren. Emrat e personave që dhane jeten per rivendosjen e ligjit ne Cerrik, dy ish-ushtaraket e larte qe hartuan planin e sulmit, drejtuesit lokale  Partise Socialiste qe dirigjonin levizjet e grupeve kriminale, emrat e personave qe ekzekutuan sulmin ndaj gardisteve. Te gjitha ne specialen e pregatitur nga gazeta 'TemA' per masakren me te madhe te kryer ndaj efektiveve te Gardes se Republikes, masakren e Cerrikut.

 

Agron Kuliqi tregon per gazeten "TemA" momentet e tmerrshme te masakres se Cerrikut ne 13 maj te vitit 1997. Ne ate kohe, shef i sapoemeruar i komisariatit te Elbasanit dhe pjesemarres se bashku me efektivet e Gardes se Republikes ne operacionin per rivendosjen e rregullit ne qytezen e Cerrikut. Tashme shtate vjet pas ngjarjes, kur i kujton ate dite, e kalon me dhimbje, por perpiqet te flase per hir te se vertetes, per hir te humbjes se jetes te gjashte sherbetoreve te shtetit.

 

"Jam perpjekur e kam folur edhe ne shtyp dhe do te flas deri sa te zbardhet kjo e vertete, e cila mundohet te mbulohet, per hir të atyre punonjesve te shkrete qe sakrifikuan jeten, e per hir te atyre qe u plagosen e me pas u detyruan te largohen nga vendi," thote Agroni me nje hije dhimbjeje qe i ka rene mbi fytyre. I mban mend te gjithe ata qe organizuan, komanduan e masakruan gjashte efektivet, emrat e tyre, vendin ku ndodhen, lidhjet me persona ne funksione te larta shteterore. Madje disa prej tyre jane zyrtare te shtetit, packa se kishin vrare po funksionare te shtetit. 

 

* * * 

 

Agron Kuliqi eshte emeruar shef i komisariatit te Elbasanit ne 22 maj te vitit 1997, nje dite perpara se te ndodhte masakra. Ai eshte njohur me gjendjen alarmante qe ekzistonte ne Elbasan dhe ne qytezen e Cerrikut. I kishte rene per barre te rikthente qetesine e rendin e humbur ne kete vend. Ngjarja ze fill ne 22 maj, kur komisariati i policise se Elbasanit sulmohet nga nje grup njerezish te armatosur. Agron Kuliqi ka lene menjehere mbledhjen qe po zhvillonte me prefektin, kryetarin e Bashkise e shume te tjere, qe po diskutonin per normalizimin e situates, per te rikthyer kontrollin mbi komisariatin e Elbasanit. Pas shume perjekjesh dhe plagosjes se disa efektiveve eshte rikthyer normaliteti ne komisariatin e Elbasanit. Por paralelisht me kete sulm, eshte sulmuar edhe posta e policise ne Cerrik. Inspektore krimesh te policise ne Cerrik kane informuar Agronin se posta ishte sulmuar dhe ishte pushtuar nga elemente kriminale. Agron Kuliqi ka vene ne dijeni menjehere ministrin e Brendshem te asaj kohe Belul Çelen, per ngjarjen e rende dhe i kishte kerkuar perforcime. Nje grup nga Reparti 711, pjese e Gardes se Republikes, eshte nisur ne drejtim te Elbasanit. Pergjate gjithe nates policia e Elbasanit ne bashkepunim me efektivet e Gardes qe kishin ne krye Arjan Çengen, kane hartuar planin e veprimit per te rikthyer normalitetin ne qytet dhe per te nxjerre nga kthetrat e bandave Cerrikun. Rreth ores 7:30 rreth 32 efektive se bashku me Garden me ne krye Agronin dhe Arjan Cengen jane nisur ne drejtim te Cerrikut me disa mjete te blinduara dhe makina policie. Ata jane futur ne Cerrek nga unaza, nga jashte qytetit dhe pergjate rruges kane pare shume njerez me te cilet nuk kane replikuar as me fjale per te mos folur me arme. Pasi kane bere nje levizje, ne baze te informacioneve qe kishin, kane dale nga qyteti dhe kane shkuar 5 kilometer larg ne fshatin e quajtur Shales, ku ndodheshin dy magazina me arme. Atje kane marre armet dhe jane rikthyer per ne Cerrik. Sapo jane futur ne qytet, ne qender ku ndodhet kinemaja, ne mes nje sheshi dhe perballe disa pallate, jane ndodhur nen bresherine e armeve nga me te ndryshmet duke filluar nga kundratanku e duke perfunduar tek granatat. Agroni me nje grup efektivesh kane qene perpara blindit duke ecur e paraprire forcave te tjera. Ndersa autoblinda i ndiqte nga pas. Fillimisht eshte qelluar mbi blindin ku kane ngelur te vdekur kater efektive te Gardes: Sali Martini 42 vjec, Halit Haxhia 27 vjec, Bashkim Mella 21 vjec, Besnik Syla 21 vjec. Me pas bresheria ka perfshire edhe Agronin dhe efektivet e tjere qe u paraprinin ne kembe mjeteve te tjera. Personat qe qellonin kane qene te dislokuar ne kater pika te larta mbi ndertesat dhe i qellonin efektivet e policise dhe gardistet nga kater pika te ndryshme te kryqezuara. Ne kete shkembim zjarri u vrane edhe dy te tjere Qemal Mehmeti 25 vjec efektiv i Gardes dhe Petrit Gjonaj 25 vjec, efektiv i policise se gatshme, u plagosen rreth 15, mes te cileve edhe Agron Kuliqi. Ka qene nje moment sfilites e vetesakrifikues e gjithe ajo pune qe kane bere keta djem pastaj per te terhequr te plagosurit, e per të gjetur nje shteg per te ikur ne drejtim te Elbasanit per te shpetuar.

 

Kater grupet e banditeve, te instruktuar nga dy ish ushtarake te larte te larguar nga puna si Pertrit Senja (ish komisar brigade) dhe Jogji Çala (ish komisar i shkolles se Lire Paperr) si dhe te dirigjuar nga: Llazer Bici kryetar i PS se Cerrikut dhe Met Bozi, nenkryetar i PS dhe kryetar i Komitetit te Shpetimit Publik, sipas deshmitareve Xhemal Buzani, G.M., e disa te tjere, te cilet kane deshmuar perpara oficerit te policise Arjan Ashiku, i cili u largua nga puna me ardhjen ne pushtet të socialisteve nga Ministri i Rendit Neritan Ceka.

 

Emrat e personave te ndare ne kater grupe qe qellonin mbi efektivet e Gardes dhe të Policise jane:

 

Ne grupin e pare ishin: Arben Collaku, Roland Cerriku, Taulant Kovaci dhe nje person i thirrur Cogla.

 

Ne grupin e dyte: Roland Xhepaxhiu, Nard Pole, Altin Koci, Nard Braka, Nol Braka dhe Ardian Xhija.

 

Në grupin e trete: Ardian Toska, Edmond Tafa, Arben Tafa, Lorenc Allushi, Lorenc Xhelili dhe Ardiani i Asimes.

 

Në grupin e katert: Tomor Buzani, Tar Toska, Xhet Toska, Luan Nora dhe Sokol Buzani.

 

Te gjitha dihen, emrat e organizatoreve, te ekzekutuesve, ka deshmitare okulare, ka te mbijetuar nga kjo tragjedi, por gjithcka u mbyt nga heshtja e drejtesise. Ata qe sakrifikuan nuk u shperblyen, ata qe shpetuan u neperkemben u kercenuan e u detyruan te linin vendin, nga instanca te larta shteterore. 

 

 

 

Kur keni shkuar ne Cerrik dhe perse duhet të shkonit atje?

 

Me 21 maj 1997 une jam komanduar nga ministri i Rendit i asaj kohe Belul Cela, si shef i komisariatit të policise ne Elbasan. Me daten 23 maj qe eshte edhe dita e masakres, me eshte bere prezantimi si shef i komisariatit dhe jam njohur me situaten dramatike qe po kalonte rrethi i Elbasanit. Me 22 maj patem takim me prefektin e rrethit te Elbasanit dhe me kryetarin e bashkise. Gjate ketij takimi jemi njohur me problemet e shumta qe kishte ky vend dhe vecanerisht edhe me problemet e rendit. Në fund te takimit jam informuar se eshte sulmuar komisariati i policise ne Elbasan. Kam shkuar menjehere ne vendngjarje per te ndjekur situaten, kemi patur shkembime zjarri dhe nje lufte te ashper per te vendosur kontrollin në komisariat. Ne te njejten kohe eshte sulmuar edhe posta e policise ne Cerrik. Kam folur me eproret e mi Belul Celen minister i Rendit dhe zv.ministrin Agim Shehu. I kam vene ne dijeni dhe i kam informuar per situaten e krijuar.

 

 

 

A ju kane ofruar perforcime nga Tirana?

 

Nga Tirana jane nisur nje grup i forcave speciale te repartit 711 qe ishte pjese e Gardes se Republikes. Forcat kane ardhur nga Elbasani dhe kryesoheshin nga Arjan Cenga qe ishte i Gardes. I kam informuar per situaten dhe gjate gjithe nates kemi pergatitur planin operativ sesi do te rivendosnim qetesinë në Cerrik. Gjate hartimit të ketij plani kemi marre informacione nga inspektoret e krimit ne policinë e Cerrikut per personat që kishin sulmuar posten e policise dhe per organizatoret. Emrat e te cilëve do t'i them kur te kalojme ne ngjarjen e Cerrikut.

 

 

 

Kur jeni nisur për në Cërrik?

 

Rreth ores 7:30-8:00 te mengjesit jemi nisur drejt Cerrikut dhe operacioni zhvillohej ne bashkepunim nga forcat e policise se Elbasanit dhe efektivave te Gardes dhe kishte si qellim normalizimin e situates ne Cerrik. Ne qytetin e Cerrikut jemi futur nga unaza e qytetit nga ana e jashtme dhe nga informacionet e para qe kishim, kemi ndaluar dy persona qe ishin pjesemarres ne goditjen e postes. Kemi levizur neper qytet pa konfrontime me qytetaret dhe kemi dale rreth 5 km jashte Cerrikut ne fshatin e quajtur Shales, pasi kishim informacione se aty ndodheshin dy magazina me armatime nga me te ndryshmet. Kemi shkuar ne kete vend, morem armet dhe jemi kthyer serish per ne qytet per t'u terhequr per ne Elbasan pasi kishim vendosur efektivat e policise ne posten e policise. Gjate levizjes neper qytet ka pasur shumë qytetare me te cilet nuk kemi shkembyer asnje fjale per te mos folur per shkembim zjarri. Ne nuk kishim shkuar te sulmonim ata dhe as ata nuk kishin asgje me ne. Me pas u përdor emri i tyre per te justifikuar krimin e shemtuar qe kishin bere grupet kriminale.

 

 

 

Kur ka filluar shkembimi i zjarrit?

 

Kur po ktheheshim ne qender te qytetit ku ndodhet kinemaja, nje shesh perpara dhe disa pallate perballe kanë filluar te shtenat e para. Aty u ndodhem nen nje bresheri te madhe zjarri. Te shtenat vinin nga lart dhe dukej qe plani ishte parapregatitur me se miri per te na zene ne befasi. Fillimisht eshte qelluar mjeti i pare i blinduar me arme duke filluar nga kundratanku, mitralozat 12.7, automatike e te tjere. Ne kete mjet vdiqen efektivat e Gardes: Sali Martini 42 vjec, Halit Haxhia 27 vjec, Bashkim Mella 21 vjec, Besnik Syla 21 vjec.

 

Une se bashku me forcat e tjera kam qene duke ecur perpara ne kembe dhe mjeti i blinduar na ndiqte nga pas. Bresheria e armeve eshte leshuar edhe mbi ne. Mua me ka kapur plumbi nga pas ne kurriz dhe me ka depertuar tejpertej duke me dale nga barku. Ne kete bresheri kane ngelur te vdekur Qemal Mehmeti 25 vjec efektiv i Gardes dhe Petrit Gjonaj 25 vjec, efektiv i policise se gatshme.

 

 

 

A e kujtoni si ishte organizuar kurthi dhe kush ishin pjesetaret qe merrnin pjese në prite?

 

Keto u sqaruan me vone dhe gjate hetimeve, pasi une nuk mund te beja identifikimin e tyre, sepse ata ishin te vendosur ne lartesi te pallateve.

 

Prita ishte organizuar në kater pika:

 

Në grupin e pare qe qellonte ishin: Arben Collaku, Roland Cerriku, Taulant Kovaci dhe nje person i thirrur Cogla.

 

Në grupin e dyte: Roland Xhepaxhiu, Nard Pole, Altin Koci, Nard Braka, Nol Braka dhe Ardia Xhija.

 

Në grupin e trete: Ardian Toska, Edmond Tafa, Arben Tafa, Lorenc Allushi, Lorenc Xhelili dhe Ardiani i Asimes.

 

Në grupin e katert: Tomor Buzani, Tar Toska, Xhet Toska, Luan Nora dhe Sokol Buzani.

 

Ndersa me pas morem vesh se hartuesit e planit te rrethimit tone ishin dy ushtarake te liruar Pertrit Senja (ish komisar brigade) dhe Jogji Cala (ish komisar i shkolles së Lire Paperr).

 

Ndersa koordinatore dhe organizatore ishin: Llazer Bici kryetar i PS se Cerrikut dhe Met Bozi, nenkryetar i PS dhe kryetar i Komitetit të Shpetimit Publik.

 

 

 

A jeni te informuar, ku ndodhen tashmë keta persona?

 

Disa prej tyre jane funksionare te larte shteterore. 90 perqind e tyre jane vrare për larje hesapesh dhe shumë te tjere jane nxjerre ne kerkim per krime te tjera.

 

 

 

Çfare beri drejtesia per te zbardhur këtë ceshtje pas 1997?

 

Absolutisht asgje. Ne kete masaker ngelen te vrare gjashte persona dhe u plagosen mbi 15 te tjere dhe disa te tjere u moren peng. Drejtesia nuk e zbardhi asnjehere kete ceshtje. Madje Arjan Ashiku, oficeri qe ishte marre me kete ceshtje dhe na vuri ne dispozicion ne nje sere dokumentash hetimore mbi kete ceshtje, u perjashtua nga policia dhe iu hap padi penale. Pas kercenimeve te shumta ai u largua jashte vendit dhe tashme ndodhet ne Kanada. Dosja u pezullua pas presioneve të shumta nga instanca me te larta nga hetuesja Nasifer Cala, e cila pas kercenime u detyrua të linte punen dhe te largohej edhe kjo jashte vendit.

 

 

 

A u shperblyen ata qe sakrifikuan per vendosjen e rendit në Cerrik?

 

Po, u shperblyen me pushim nga puna, perndjekje e persekutim. Ky ishte shperblimi. Te gjithe personat qe jane plagosur ate dite te zeze ne Cerrik jane pushuar nga puna me ardhjen e socialisteve ne pushtet. Per familjet e atyre efektiveve te vrare nuk u be asgje dhe sakrifica e tyre sublime u neperkemb nga pushtetaret e ri.

 

 

 

Meidani ishte deputet i asaj zone, a ka bere kerkese si ish president per zbardhjen e se vertetes se kesaj masakre?

 

Jane po keto elemente dhe grupe kriminale te cilet me pas investuan fushaten e ish Presidentit Rexhep Meidani, i cili u be deputet ne kete zonë elektorale. Ishte detyrim moral ndaj banoreve te kesaj zone, te cilet per hir te se vertetes kane dashur edhe te na ndihmonim ne ate moment tragjik ku ndodheshim, per ish presidentin Meidani qe te jepte urdher per zbardhjen e kesaj ceshtjeje, gje qe ai nuk e beri.

 

Meraku im i madh tashme eshte zbardhja e kesaj te vertete historike dhe nderimi i sakrifices së atyre punonjesve te shtetit qe lane jeten e tyre per vendosjen e qetesise ne ate kohe te trazuar në Cerrik.

 

Pergenjeshtrimet...

Nqs jeni ne dijeni te historise se vertete dhe ne kete histori tragjedi gjeni vende ku ka deshmi te rreme, mund te sillni pergenjeshtrimin tuaj ne    menowar1@hotmail.com      dhe te jeni te sigurte qe opinioni juaj do ti bashkangjitet anketes se pergenjeshtrimeve...

Nje nga djemte e Cerrikut...

"CHIEF" OF CERRIK ACCIDENTALLY KILLS HIMSELFCERRIK, MAY 29 (ATA)- By P. Zekthi, The explosion of a bomb in his private car killed the 33-year-old, Ardian Rama, dubbed "chief" of Cerrik by his fellow citizens, last night.

Eyewitnesses report that the accident took place after Rama came out of a barber's shop, while two other persons were carrying out some mechanic repair.

Meanwhile Rama got into the car and after several seconds the tragic explosion took place killing him and wounding the other two, one of whom was urgently sent to Tirana's hospital.

Witnesses deny the version of an assassination attempt as the victim had bombs in his car. However, official pronouncement of competent bodies is not available, as in this town the police station has not been operating since the tragic event with the Interior Ministry special forces. a.ke/jz/lm/sh/

E-mail per te derguar historine e qytetit tuaj...

Mund te na dergoni historine e qytetit tuaj per sa i perket vitit 1 997 dhe te jeni te sigurte qe derguesit do ti ruhet anonimati. Dergojeni ne adresen e shenuar me poshte...


menowar1@hotmail.com